Maqedoni

Astrit Iseni: Donacioni nga Holanda forcon kapacitetet e policisë dhe partneritetin ndërkombëtar

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranimit të një donacioni nga Mbretëria e Holandës, duke e cilësuar këtë mbështetje si një dëshmi të qartë të besimit dhe partneritetit të fortë ndërmjet dy vendeve.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se donacioni nuk përfaqëson vetëm ndihmë materiale, por edhe një mesazh të fuqishëm solidariteti, miqësie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë.

Sipas tij, automjetet e pranuara do të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e gatishmërisë operacionale të policisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Iseni ka theksuar se ky donacion përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të policisë dhe rritjes së efikasitetit në përballimin e sfidave të sigurisë, duke shtuar se partneriteti me vendet mike mbetet thelbësor për zhvillimin e mëtejmë të institucioneve në Maqedonia e Veriut.

Exit mobile version