Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka treguar që negociatat për zgjedhjen e presidentit po vazhdojnë dhe zgjidhja, sipas tij, do të varet nga vullneti i opozitës.
“Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka takuar kreun e LDK-së, një ftesë ia ka dërguar edhe PDK-së. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të cilat me siguri që kryeministri do u përgjigjet shpejt. Ka përpjekje për të shkuar në një marrëveshje”, tha Konjufca.
Ai tha se opozita duhet të tregojë se çfarë kërkon.
“Vetëvendosja nuk insiston patjetër që të ketë emrin e saj në zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka pasur vullnet, është vërtetuar në seancë ku nuk kanë ardhur. Kjo tregon se ata kërkojnë diçka tjetër, por mirë është të na e thonë se çfarë kërkojnë”, shtoi Konjufca.

