Shkup, 13 prill – Sot zhvillohen dy takimet e radhës të javës 27-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Pas fitores bindëse ndaj Rabotniçkit, Shkëndija synon të vazhdojë me rezultate pozitive për të qëndruar në garë të ngushtë për vendin e parë.
Edhe pse Shkupi po kalon një periudhë të vështirë, në kampin kuqezi e vlerësojnë maksimalisht ekipin nga Çairi. Objektivi mbetet i qartë: 90 minuta përqendrim maksimal për të ruajtur ambiciet për titullin kampion.
Ndërkohë në Strugë ekipi i Struga Trim Lum do të pret skuadrën e Tikveshit.
E hënë (13.04.2026)
Shkëndija – Shkupi (15:30)
Struga – Tikveshi (15:30)
E martë (14.04.2026)
Arsimi – Pelisteri (13:00)
AP Brera – Makedonija Gj.P. (15:30)

