Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve në Kosovë.
Sot çmimi i naftës është 1.84 euro për litër, i benzinës, 1.44 euro për litër dhe i gazit 0.89 euro për litër.
Çmimi i naftës ka shënuar rënie për dy cent krahasuar me të shtunën.
Nafta u shtrenjtua kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Negociatat që nisen mes Iranit dhe SHBA-së kanë dështuar pasi palët nuk kanë arritur të dakordohen për një marrëveshje.

