Ministria e Mbrojtjes ka dhënë kontratë për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me uniforma pune, uniforme ceremoniale dhe pajisje për bendin muzikor, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe gatishmërisë së saj.
Kontrata kornizë është për 36 muaj dhe përfshin furnizime sipas kërkesave teknike të tenderit.
Sipas Ministrisë, ky furnizim synon të përmirësojë standardet dhe funksionimin e FSK-së në detyrat e saj.

