Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që ta zgjasë afatin e tij të së martës për Iranin, për dy javë, “për të lejuar diplomacinë të vazhdojë rrugën e saj”.
Ai gjithashtu i ka kërkuar Iranit të hapë Ngushticën e Hormuzit.
“Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen paqësore të luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme, të fortë dhe të fuqishme me potencialin për të çuar në rezultate thelbësore në të ardhmen e afërt. Për të lejuar diplomacinë të vazhdojë rrugën e saj, i kërkoj me ngulm Presidentit Trump të zgjasë afatin për dy javë”, ka shkruar Sharif në X.
“Pakistani, me gjithë sinqeritet, u kërkon vëllezërve iranianë të hapin Ngushticën e Hormuzit për një periudhë përkatëse prej dy javësh si një gjest vullneti të mirë. Ne gjithashtu i nxisim të gjitha palët ndërluftuese të respektojnë një armëpushim kudo për dy javë për të lejuar diplomacinë të arrijë përfundimin përfundimtar të luftës, në interes të paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”, ka shtuar ai.
Pakistani ka vepruar si ndërmjetës në konflikt.
Trumpi i ka dhënë Iranit afat deri në ora 02:00 të mërkurën me kohë të Kosovës, që të hapë Ngushticën e Hormuzit, ose në të kundërtën siç ka thënë “një qytetërim i tërë do të vdesë”.

