Botë Lajme

Afati për sulm po afrohet, Pentagoni përgatit objektivat, Trump i çon edhe një përgjigje Iranit

    22:30 – Trump: “Kjo nuk u lejohet”

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një bisedë për NBC, refuzoi të jepte informacione të reja mbi statusin e negociatave aktuale, por kritikoi thirrjen e Iranit drejtuar të rinjve për t’u rreshtuar si mburoja njerëzore rreth centraleve elektrike. “Plotësisht e paligjshme, kjo nuk u lejohet,” pohoi ai.

    22:25 – Shtëpia e Bardhë i përgjigjet Pakistanit

    Zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi se Trump është në dijeni të propozimit të Pakistanit për të zgjatur afatin edhe për dy javë. “Përgjigja do të vijë së shpejti,” shtoi ajo.

    22:12 – Autoritetet e Kuvajtit dërgojnë njoftim

    Qeveria e Kuvajtit u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi nga mesnata deri në orën 06:00 të mëngjesit për arsye sigurie.

    21:28 – Kryeministri i Pakistanit lutet për shtyrje

    Shehbaz Sharif i bëri thirrje Trumpit që të japë edhe 14 ditë kohë për diplomacinë, duke pohuar se negociatat po përparojnë.

    21:22 – Papa Leoni XIV dënon ashpër kërcënimet

    Papa, me origjinë amerikane, deklaroi se kërcënimet ndaj popullit iranian janë “vërtet të papranueshme”, pasi Trump paralajmëroi se “një qytetërim i tërë mund të vdesë sonte”.

    21:19 – Shtëpia e Bardhë: “Vetëm Presidenti e di çfarë do të ndodhë”

    Karoline Leavitt mbeti misterioze mbi deklaratat e JD Vance për “mjetet që SHBA nuk i ka përdorur ende”, duke thënë se vendimi përfundimtar është në duart e Presidentit.

    21:14 – IDF shpreh keqardhje për sinagogën e shkatërruar në Teheran

    Ushtria izraelite njoftoi se objektet fetare nuk janë synim i tyre dhe se shkatërrimi i sinagogës ishte “dëm kolateral” gjatë sulmit ndaj një komandanti iranian.

    20:33 – Pentagoni përgatit listën e objektivave me “përdorim të dyfishtë”

    Pentagoni ka përgatitur plane për të goditur infrastrukturën që shërben edhe për qëllime ushtarake edhe civile (ura, centrale elektrike), në mënyrë që teknikisht të shmangen akuzat për krime lufte.

    20:27 – Panik në Lindjen e Mesme

    21:22 – Papa Luani XIV dënon ashpër kërcënimet

    Kuvajti dhe Bahreini kanë lëshuar urdhra emergjente që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë, pasi ultimatumi skadon në orën 02:00 sipas kohës sonë.