Botë Lajme

Trump: Irani ka 48 orë për marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani ka 48 orë kohë për të “bërë një marrëveshje” ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit përpara se “Ferri të mbretërojë mbi ta”.

Në një postim në Truth Social, ai shkruan: “A e mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të BËRË NJË MARRËVESHJE ose për të HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT. Koha po mbaron. 48 orë para se i gjithë Ferri të mbretërojë mbi ta. Lavdi Zotit! Presidentit DONALD J. TRUMP”, shkruan ai.

Më 27 mars, Trump njoftoi se do të ndalonte çdo sulm ndaj centraleve energjetike iraniane për 10 ditë nga ajo kohë.

Exit mobile version