Maqedoni

VLEN kryeson te blloku shqiptar, VMRO-ja te maqedonasit

Në sondazhin e fundit VLEN kryeson në bllokun politik shqiptar me 5,1 për qind, krahasuar me BDI-në e cila renditet e dyta me 4,8 për qind.

Të dhënat e sondazhit të fundit të MKD.mk dhe Agjencisë “Market Vision”, i realizuar nga 2 deri më 18 mars tregojnë se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE-ja do të fitonte bindshëm me 24 për qind, e pasuar nga VLEN-i me 5,1 për qind besueshmëri, pastaj LSDM-ja me 4,9 për qind, BDI-ja me 4,8 për qind, E majta 3,1 për qind dhe ZNAM 2,1 për qind. Mbi 28 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk do të votojnë, ndërsa 9,7 për qind se nuk e dinë për kë do të votojnë.

Te liderët, më së shumti besueshmëri gëzon kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, me 25,2 për qind, i dyti renditet i kreu I BDI-së Ali Ahmeti me 5,6 për qind, i treti lideri i partisë e Majta Dimitar Apasiev me 4,2 për qind, i katërti njëri nga liderët e VLENI-it Izet Mexhiti me 3,9 për qind dhe më pas lideri i LSDM-së Venko Filipçe me 3,6 për qind. Bilall Kasami gëzon 2 për qind besueshmëri, kreu i ASH-së Arben Taravari 0,6 për qind, ndërsa Bekim Sali 0,4 për qind.

Exit mobile version