Maqedoni

Ndalohet qarkullimi për kamionët në rrugën Tetovë–Kodra e Diellit, shkak rreshjet e borës

Për shkak të reshjeve të borës, nga ora 07:45 në drejtimin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit është vendosur ndalim qarkullimi për mjetet e rënda të transportit dhe autobusët, njoftoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (AMSM).

Më herët, AMSM informoi se në orën 05:45 të mëngjesit ishte vendosur ndalim për kamionë dhe autobusë në rrugën fshati Lisec – Kodra e Diellit.

Pas ndërprerjes së plotë të rrugës Kërçovë – Gostivar, të shkaktuar nga një rrëshqitje dheu në orën 05:40 të mëngjesit, ekipet e “Maqedonia Pat” pastruan një korsi dhe qarkullimi nga ora 06:50 po zhvillohet me alternim.

Exit mobile version