Lajme Maqedoni

Qoku për Press7.tv konfirmon pjesëmarrjen në takimin e liderëve bashkë me Bilall Kasamin

Qoku për Press7.tv ka konfirmuar se VLEN do të marrë pjesë në takimin e liderëve, i cili do të zhvillohet në formatin 1+1 nga çdo subjekt politik. Në këtë takim, VLEN do të përfaqësohet nga koordinatori i grupit parlamentar Bekim Qoku dhe nga kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLENit, Bilall Kasami.

Sipas Qokut, pjesëmarrja në këtë takim ka për qëllim zhvillimin e një dialogu serioz për çështjet me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe shtetin duke ndërtuar një konsenus sa më të gjërë politik.

Takimi i liderëve është paralajmëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa ftesa e dërguar ndaj subjekteve politike, sipas informatave të disponueshme, parasheh diskutim për gjendjen politike dhe ekonomike në shtet, si dhe tema të tjera të rëndësishme. Nga VLEN theksojnë se qasja e tyre do të jetë konstruktive, me fokus në reformat e domosdoshme, stabilitetin institucional dhe avancimin e agjendës evropiane.

Exit mobile version