ShowBiz

Dolce bën deklaratën e papritur për Edin që s’do i pëlqejë fansave të çiftit

Shkëmbimi i banorëve mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello ka nisur me një surprizë jo shumë të këndshme për mbështetësit e çiftit Dolce-Edi.

Mbrëmjen e djeshme, Dolce është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Itali si pjesë e shkëmbimit, por hyrja e saj solli menjëherë një deklaratë që ka habitur ndjekësit besnikë të formatit në Kosovë.

Gjatë bisedës së parë njohëse me banorët italianë, Dolce është pyetur troç për statusin e saj: “A je e lidhur me dikë?”.

Përgjigja e saj ishte e menjëhershme dhe e prerë: “Jo, jo.” duke mos e përmendur fare.

Kjo deklaratë vjen në kontrast të plotë me atë çfarë kemi parë ditët e fundit në BBVK, ku mes saj dhe Edit nuk kanë munguar puthjet pasionante, përqafimet dhe xhelozitë tipike të një çifti.

A është ky “mohim” një strategji për t’u dukur interesante para italianëve, apo Dolce e konsideron atë që ka me Edin thjesht një flirt që mbetet brenda kufijve të Kosovës? /Prive By Liberta Spahiu

https://www.instagram.com/grandefratellotv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=03ecfd92-da4b-413f-8e24-fe1ac40ab286&ig_mid=71EA98F3-9729-48F6-B9DE-3F9E77DA921B

https://vm.tiktok.com/ZMAo2TTDA/

Exit mobile version