Kosovë Lajme Shqipëri

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë zhvillohet sot me Kryeministrin Rama, Presidentin Begaj dhe Presidenten Vjosa Osmanin

Shqipëria feston sot 113-vjetorin e Pavarësisë.

Në Vlorë ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit, ku mori pjesë kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Një kurorë me lule, u vendos nga Kryeministri Edi Rama në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, në nderim dhe respekt të sakrificave për idealin e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur.

Shumë shqiptarë të Kosovës janë mbledhur në qytetin ku u ngrit flamuri për të festuar ditën e Pavarësisë.

Për këtë ditë të shënuar vendi ynë ka marrë urime edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Exit mobile version