Kosovë Lajme

Kërçeli i VV’së: A po na tregon LDK kush është shoferi i Ramës dhe cila është e kaluara e tij në Evropë?

Kandidati i LVV’së për asamblenë e Komunës së Prishtinës, Ilir Kërçeli, i është kundërpërgjigjur të parit të kësaj komune, Përparim Ramës, lidhur me pyetjen e parashtruar se kush është Dejona Mihali dhe çfarë funksioni ka në Kosovë.

Kërçeli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se në të kaluarën lidhur me Dejona Mihalin “janë keqpërdorur edhe institucionet publike”, shkruan Insajderi.

Pas kësaj, Kërçeli ka pyetur LDK’në se kush është shoferi i Përparim Ramës, cili është emri i tij i vërtetë dhe cila është e kaluara e tij në Evropë,

Për Dejonën, në të kaluarën keni keqpërdorur edhe institucionet e sigurisë. Por a po na tregon LDK kush është shoferi i Përparim Ramës dhe si quhet ai me emrin e tij të vërtetë? Dhe cila është e kaluara e tij në Evropë? Hajde, Përparim, a po përgjigjesh tani?”, shkroi Kërçeli.

Exit mobile version