Pas hedhjes së shortit për fazën “Play-off” të Kupës së Botës 2026, vëmendja është zhvendosur te llogaritë dhe gjasat reale për kualifikim.
Teknologjia e avancuar dhe Inteligjenca Artificiale (IA) kanë analizuar menjëherë të dhënat për të dhënë një verdikt mbi mundësitë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale dhe nëse fiton, e pret fituesi i çiftit Ukrainë–Suedi. Nga ana tjetër, Kosova luan kundër Sllovakisë, me një finale të mundshme ndaj Turqisë ose Rumanisë.
Bazuar në performancën historike, formën aktuale dhe koeficientët e FIFA-s, Inteligjenca Artificiale parashikon se Shqipëria ka rreth 35% shanse për t’u kualifikuar.
Sipas analizës, kuqezinjtë kanë pësuar një përmirësim të vazhdueshëm dhe dinë të përballojnë presionin, duke e bërë Poloninë një kundërshtar të kalueshëm, ndërsa një surprizë në finale shihet si plotësisht e mundur.
Për sa i përket “Dardanëve”, IA vlerëson se Kosova ka rreth 30% shanse për të shkuar në Botëror. Megjithëse vlerësohet entuziazmi dhe momenti i mirë i ekipit, mungesa e përvojës në ndeshje të tilla madhore përballë ekipeve si Sllovakia apo Turqia e bën rrugëtimin pak më të vështirë se ai i kuqezinjve.
Nëse këto parashikime rezultojnë të sakta apo nëse fusha do të thotë të kundërtën, mbetet për t’u parë, por për momentin dy kombëtaret shqiptare ndodhen para një mundësie historike për të qenë pjesë e elitës botërore.

