Ministri në detyrë i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci ka deklaruar në emisionin #KallxoPërnime se fabrika e mocioneve pritet të nis punën jo më vonë se fundi i vitit 2026.Maqedonci thanë se kanë dakordim me kompaninë e kontraktuar nga Turqia që fabrika e municionit të nis punën më së largu në fund të vitit të ardhshëm.“Ne kemi një vlerësim dhe dakordim me prodhuesin turk që kjo fabrikë të funksionalizohet jo më vonë se në fund të vitit 2026. Kosova do të filloj të prodhoj municion. Makineritë vetëm janë duke u prodhuar në Turqi. Ndërtimi i objektit nuk merr shumë kohë”- tha ai.
Ministri Maqedonci ka deklaruar se fabrika e municionit do të vendoset në rajonin e Gjakovës ndërsa ka thënë se makineritë për këtë fabrikë vetëm se kanë nisur të prodhohen në Turqi.“Ne vetëm dihet që kemi bërë një kontratë vitin e kaluar për prodhimin e makinerive për fabrikën e municioneve dhe është bërë një kontratë tjetër për ndërtimin e kësaj fabrike, me kompaninë nga Turqia. Është planifikuar që të vendoset në rajonin e Gjakovës. Jemi duke punuar për një zonë industriale të mbrojtjes që do të vendosen dhe fabrika dhe prodhues të tjerë. Kjo fabrikë është planifikuar që të drejtohet nga një kompani publike e Qeverisë së Kosovës natyrisht me rol të veçantë nga Ministria e Mbrojtjes e cila do të prodhoj për nevoja të Kosovës por dhe për eksport duke qenë se kjo fabrikë prodhon municione të standardeve të NATO-së”- tha ai.Më 27.11.2024, në Ditën e Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte nënshkruar vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjen e procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës së municionit dhe për laboratorët për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.Kurti kishte deklaruar se ky hap është i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm Forcës të Kosovës.
“Një ushtri që për një kohë aq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar dhe garantuar operancionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Andaj me sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake” – kishte deklaruar Kurti.Më 16.12.2025, Kosova kishte nënshkruar kontratë me kompaninë turke të armëve, MKE, për këtë Fabrikë.Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë është 207.8 milionë euro në vitin 2025, apo për 54 milionë euro më shumë se ai i vitit 2024.

