Kosovë Lajme

Kurti uron Hamzën: Bashkëpunimi i spektrit politik, parim themelor për funksionim të shtetit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka uruar kryeartin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamsa, për zgjedhjen në krye të partisë.

Në urimin e tij Kurti ka theksuar thënë se ai do të vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt.

Kurti në urimin e tij ka vlerësuar se bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, siç ka thënë, çdo herë në të mirë të interesit publik, “janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.

“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë. Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

PDK-ja e ka zgjedhur Bedri Hamzën kryetar të ri të hënën në një garë pa kundërkandidat, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Kurti e ka uruar Hamzën pasi të hënën ai tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, teksa është pyetur nëse mund të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe dhe siç e pamë edhe në këto zgjedhje në balotazh, edhe ata që kanë vënë vija të kuqe, të gjithëve u kanë rënë. Krejt me krejt u bënë bashkë. Mendoj që ne duhet të jemi të përgjegjshëm para interesit të vendit dhe gjithmonë t’i bëjmë veprimet e duhura në dobi të vendit”, ka thënë Hamza.

Exit mobile version