Sport

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli

Federata e Futbollit e Shqipërisë ka njoftuar të mërkurën se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 që Shqipëria e zhvillon kundër Anglisë.

Ndeshja Shqipëri – Angli luhet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Procesi i rezervimit të biletave u hap më 15 tetor, ndërsa janë shpërndarë përmes “një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme”.

FSHF-ja u bën thirrje shikuesve të përkrahin me pasion dhe krenari Shqipërinë.

Shqipëria të enjten nga ora 20:45 e zhvillon në udhëtim kundër Andorrës ndeshjen e parafundit kualifikuese për Botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Exit mobile version