Kosovë Lajme

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Screenshot

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë.

    Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se dorëheqje ai do ta ofrojë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së.

    I njëjti burim i ka thënë gazetës se ky veprim vije si rezultat i mosarritjes së objektiveve të PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale.

    Me këtë veprim, ka thënë burim, do të hapen rruga për mbajtjen e një konvente të re zgjedhore të PDK-së

    Pas mbledhje së Kryesisë, Krasniqi do të mbaj një konferencë për media.

    Në zgjedhjet lokale PDK-ja ka fituar gjashtë komuna: Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun, Hanin e Elzeti.

    Në këto zgjedhje, PDK-ja ka humbur Drenasin dhe Mitrovicën.

    Më 3 korrik të vitit 2021, Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Në këtë post, Krasniqi ishte zgjedhur me shumicë votash të delegatëve të PDK-së.

    Në konventën zgjedhore të partisë, ai kishte marrë 469 vota. Vetëm 7 vota ishin kundër.

    Memli Krasniqi ishte kandidati i vetëm në këtë garë pasi asnjë anëtar tjetër i PDK-së nuk kishte paraqitur kandidaturën për kryetar të këtij subjekti politik.

    Partia Demokratike e Kosovës kishte mbetur pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia kishin konfirmuar aktakuzën.

    Para se të jepte dorëheqje, Kadri Veseli si ushtrues detyre të kryetarin të partisë e kishte vendosur Enver Hoxhajn.