Lajme Rajon Sport

Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe Pazari i Ri gati për ndeshjen Serbi – Shqipëri në Leskovc!

Qindra tifozë shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe Pazari i Ri kanë shprehur gatishmërinë për të qenë të pranishëm në ndeshjen Serbi – Shqipëri, e cila do të zhvillohet në qytetin e Leskovcit. Sipas rregullave, në stadium lejohen vetëm tifozët me shtetësi të Serbisë, gjë që u jep mundësi shqiptarëve të Luginës dhe Sanxhakut që të jenë afër kombëtares së tyre të zemrës.

Nga vetë tifozët e Luginës së Preshevës është mësuar se pjesa më e madhe e tyre do të organizohen individualisht, por edhe në mënyrë kolektive për të ndjekur sfidën. Ata theksojnë se interesi i tyre i vetëm është të përjetojnë emocionet e futbollit dhe të mbështesin kombëtaren, duke nënvizuar se nuk kanë asnjë synim për të provokuar apo keqpërdorur sportin për qëllime të tjera.

Ky interes i madh tregon edhe një herë lidhjen e fortë shpirtërore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Pazarit të Ri me përfaqësuesen kuqezi, e cila shihet si simbol i unitetit dhe krenarisë kombëtare./press7.tv

Exit mobile version