Kosovë Lajme

Premtimi i Pecit në Gushavc: Ujin e pijshëm, që ua humbi PDK-ja, do ta rikthejmë

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka zhvilluar një takim me banorët në Gushavc, ku edhe dëgjuan hallet me të cilët ballafaqohen ata çdo ditë.

“Ujin e pijshëm, që ua humbi PDK-ja, do ta rikthejmë; Liqenin e shkatërruar do e rehabilitojmë, gjelbërojmë, me mirëmbajtje në çdo cep të tij.Për këta njerëz të fortë e të vendosur!”, ka njoftuar Peci.

Statusi i tij i plotë:

Lugina e Ibrit do e ketë të sigurt perspektivën zhvillimore!

Bashkë me banorët në Gushavc, dëgjuam hallet me t’cilat përballen ata çdo ditë. Aty, ju thashë qartë: me qeverisjen tonë lokale do ketë infrastrukturë që i prin zhvillimit, me standarde ndërtimi që do jenë model për Mitrovicën.

Ujin e pijshëm, që ua humbi PDK-ja, do ta rikthejmë;

Liqenin e shkatërruar do e rehabilitojmë, gjelbërojmë, me mirëmbajtje në çdo cep të tij.

Për këta njerëz të fortë e të vendosur!

Për Mitrovicën

https://www.facebook.com/fatonpeci24/posts/1388962496571140?ref=embed_post

Exit mobile version