Kosovë Lajme

Hysamedin Feraj: “Nuk ka kuptim që debatet e kandidatëve për kryetarë komunash në Kosovë të zhvillohen në televizonet e Serbisë”

    Hysamedin Feraj ka reaguar ndaj zhvillimit të debateve mes kandidatëve për kryetarë komunash në Kosovë në platformën e TV Klan. Ai ka theksuar se, meqenëse zgjedhjet janë për pushtetin lokal brenda Kosovës, nuk ka asnjë kuptim që këto përballje të mbahen në televizonet e Serbisë.

    “TV Klan është juridikisht, ligjërisht televizon i Serbisë, kompani ekonomiko-mediatike me veprimtari brenda Kosovës,” ka deklaruar Feraj.

    Sipas tij, ndonëse kjo platformë mund të ketë kuptim për kandidatët nga pakica serbe, që e shfrytëzojnë si hapësirë të ofruar në mënyrë favorizuese nga biznesi “Devolli” dhe ndonjë shtetas tjetër i Serbisë, mbetet shqetësuese fakti që ende nuk ka një reagim të fuqishëm institucional. Feraj shtoi se prokuroria nuk ka gjetur shkelje të ligjeve të Kosovës në këtë rast./press7.tv

    📸 Foto: Gazeta Blic