ShowBiz

Dua Lipa transmeton në New York videon virale ku shihet duke kënduar në Pallatin e Rinisë

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, në koncertin e saj të fundit në New York, që ka mbajtur në kuadër të turneut të saj “Radical Optimisim”, ka shfaqur në ekran në video ku shihet ajo kur ishte e vogël.

Ndërkohë që po donte të fillonte të performonte këngën “No One” të artistes me famë botërore, Alicia Keys, në ekranin e madh u shfaq Lipa kur ishte e vogël duke performuar të njëjtën këngë.

https://youtu.be/IlxUGpwxeNU?si=pZzgw8pUdOF4gDdz

Në videon në fjalë, e cila së fundmi është shpërndarë shumë në rrjete sociale, Lipa kur ishte e vogël, kishte performuar këngën e Keys në një ngjarje në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Kjo performancë e saj ka nxitur reagimin e mediave ndërkombëtare.

“Si ka filluar dhe si po ecën @dualipa prezanton versionin e saj të këngës “No One” nga @aliciakeys në natën e parë të turneut të saj në NYC, #RadicalOptimism”, ka shkruar Billboard në faqen zyrtare të Instagramit.

https://www.instagram.com/billboard/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c480286e-f074-40d0-986a-ecd8e0bef144&ig_mid=FF9A897C-F6C5-4CAC-B6C0-F0874FAA8890

Exit mobile version