Lajme Maqedoni

Bekim Qoku: Bashkëpunimet e BDI-së me persona që kanë “duart me gjak”

Screenshot

Bekim Qoku ka theksuar se politikanët më antishqiptarë dhe shovinistë në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, arrijnë gjithmonë të gjejnë një gjuhë të përbashkët me Ali Ahmetin dhe Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

Ai rikujtoi bashkëpunimet e mëparshme të Ali Ahmetit dhe partisë së tij me figura të akuzuara për krime lufte ndaj shqiptarëve, si Ljube Boshkovski, si dhe me ish-liderët Nikola Gruevski dhe Sasho Mijallkov, të cilët sipas tij kanë “duar me gjak”. Qoku përmendi gjithashtu përpjekjet për të shpëtuar Mijallkovin nga dënimet dhe lidhjet e BDI-së me strukturat më shoviniste politike në vend.

“Argatët e Ali Ahmetit bënë çmos ta amnistojnë Mijallkovin, madje shkuan aq thellë sa ndryshuan Kodin Penal për ta shpëtuar nga dënimi. Një gjykatës i Ali Ahmetit u fut në Listën e Zezë sepse kishte ruajtur disa dosje të Mijallkovit derisa u vjetërsuan”, shkroi Qoku.

Ai shtoi se BDI ka pasur edhe afërsi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se ky i fundit u prit si “mik i madh” në Ohër.

Në fund, Qoku kritikoi lidhjet aktuale të BDI-së me partinë Levica, të cilën e quajti strukturë shoviniste që në programin e saj ka ç’nguljen e Kosovës.

“Këta janë të gjitha fakte të pakontestueshme”, përfundoi ai.

Exit mobile version