Lajme Rajon

Shqiptarja e Sanxhakut, Amina Nuraj, porosi për bashkëatdhetarët në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup

Kryetarja e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak, Amina Nuraj, ka një porosi për bashkëatdhetarët e saj në Tiranë, Prishtinë e Shkup.
Ja se çfarë shkruan ajo në reagimin e saj publik:

“Kjo nuk është në Prishtinë, as në Tiranë, as në Shkup, kjo është në Tregu i Ri (Novi Pazar), pas gati një dekade flamuri ynë jeton përsëri këtu dhe do të jetojë përgjithmonë!
Për të gjithë ata që filozofojnë rreth pyetjeve ‘çfarë keni bërë për kombin shqiptar në Sanxhak’…
Dhe tani po ju pyes: ‘Çfarë keni bërë JU për kombin shqiptar në Sanxhak, nëse unë nuk kam bërë asgjë?”, ka shkruar Nuraj nga Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Tregu i Ri (Novi Pazar).(INA)

Exit mobile version