Kosovë Lajme

Lirije Gashi, kandidate e Lidhjes së Prishtinës për zgjedhjet e 12 tetorit

Prishtinë – Lirije Gashi, një emër i njohur për integritetin dhe përkushtimin e saj ndaj qytetarëve, është pjesë e listës së kandidatëve të Lidhjes së Prishtinës, me numrin 115. Ajo garon me numrin personal 48 në fletëvotim.

E njohur si një grua punëtore, e ndershme dhe me vullnet të madh për të sjellë ndryshime pozitive, Gashi ka fituar mbështetje të gjerë nga bashkëqytetarët e saj. Ajo premton që do të përfaqësojë zërin e popullit me dinjitet, duke e dëgjuar dhe duke vepruar me zemër e përkushtim.

“Ky angazhim nuk është thjesht një sfidë politike, por një mision për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Unë besoj në forcën e bashkëpunimit dhe në fuqinë e qytetarëve për të sjellë ndryshim,” ka deklaruar Gashi në fjalën e saj drejtuar votuesve.

Zgjedhjet e 12 tetorit shihen si një mundësi e re për Prishtinën, ku qytetarët do të kenë mundësinë të mbështesin përfaqësues që njohin realitetin, ndajnë shqetësimet e tyre dhe janë të gatshëm të punojnë për ta.

Lidhja e Prishtinës – 115 ✅
Lirije Gashi – 48 ✅

Press7.tv

Exit mobile version