Lajme Maqedoni

VLEN dhe Lëvizja Arbëria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale

Sot, VLEN njofton se është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Arbëria, të udhëhequr nga ish-deputetët Bekim Fazliu, Merale Ferati, Gazmend Aliji dhe Orhan Ibrahimi, si dhe personalitete të tjera me ndikim në skenën politike.

Sipas VLEN-it, ky akt është një dëshmi e qartë se jehona e fitores së madhe të 19 tetorit po rritet çdo ditë dhe po dominon në çdo cep të vendit. Marrëveshja, theksojnë ata, është vulosja e sigurt e ndryshimit, fitorja e qytetarëve mbi padrejtësitë dhe garancia se krimi dhe korrupsioni do të shkatërrohen njëherë e përgjithmonë.

VLEN shton se komunat nuk do të jenë më pronë e BDI-së së kapur nga korrupsioni dhe “non gratat”. Nga 19 tetori, ato do t’u kthehen qytetarëve me një pushtet lokal të ndershëm, transparent dhe të përkushtuar për zhvillim.

Sipas VLEN-it, kjo marrëveshje përfaqëson një hap të madh drejt fitores së përbashkët dhe ndërtimit të një të ardhmeje evropiane, të lirë nga krimi, korrupsioni dhe padrejtësitë që për vite me radhë i mbajti gjallë regjimi i BDI-së.

https://www.facebook.com/koalicionivlen/posts/122221144706251182?ref=embed_post

Exit mobile version