Kosovë Lajme

Durmishi caktohet ushtrues detyre i ministrit të MMPHI-së

Hysen Durmishi është caktuar ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes së ministrit Liburn Aliu.

Durmishi deri tash ka qenë zëvendësministër.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu. Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

Aliu gjatë ditës njoftoi se ka dhënë dorëheqje, duke thënë se e ka marrë këtë vendim pasi Dimal Basha mori postin e kryeparlamentarit. Sipas Aliut, zgjedhja e Bashës s’ka qenë në lartësinë e idealit të tij për Republikën.

Exit mobile version