Sot është një ditë historike për Mitrovicën! Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka inauguruar hapjen e urës së 36-të në Kosovë, e cila lidh jugun dhe veriun e Mitrovicës mbi lumin Ibër. Ura është hapur për qarkullim nga ora 9:00 e mëngjesit dhe tashmë qytetarët mund të lëvizin lirshëm me automjete.
“Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe të veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor,” tha Kurti, duke theksuar se punimet për urën tjetër po vazhdojnë.
Ky zhvillim shihet si një moment i madh simbolik, që sipas qytetarëve rikthen shpresën për unitet dhe fundin e barrierave që ndanin Mitrovicën për vite me radhë./press7.tv