Lajme Maqedoni

Bekim Qoku: “As Rankoviqi nuk ka qenë kaq i suksesshëm në shpopullimin e shqiptarëve sa Fronti i Ali Ahmetit”

Bekim Qoku ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj politikave të Frontit Evropian të udhëhequr nga Ali Ahmeti, duke e cilësuar si një “eksperiment të suksesshëm të shpopullimit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”.

Në statusin e tij në Facebook, Qoku thekson se gjatë dy dekadave të fundit janë shpërngulur rreth 500 mijë shqiptarë nga trojet e tyre. Ai ka bërë një krahasim të ashpër historik duke thënë se “as Rankoviqi nuk ka qenë kaq i suksesshëm” në këtë drejtim.

Ky reagim vjen në një kohë kur emigrimi i shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut është bërë temë e debatit publik dhe politik, ndërsa partitë shqiptare akuzohen për mungesë strategjie që të ndalojë këtë trend shqetësues./press7.tv

Exit mobile version