Lajme Maqedoni

Fetai përgjigjet se a do jetë kandidat në garën për komunën e Likovës?

Zëvendëskryeministri Arben Fetai nga koalicioni VLEN ka sqaruar se nuk ka pasur asnjëherë në plan të kandidojë për kryetar të komunës së Likovës. Në një deklaratë për media, ai u shpreh qartë se fokusi i tij është në nivelin qendror dhe se do të vazhdojë angazhimin e tij në atë drejtim.

Jo, unë nuk e kam pasur në plan asnjëherë të kandidohem për Likovën. Sepse jam aty ku jam dhe duhet ta vazhdoj procesin në nivel qendror,” u shpreh Fetai.

Ai bëri të ditur gjithashtu se koalicioni VLEN ndodhet në fazën përfundimtare të definimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të tetorit.

“Tetova, Zhelina, Çairi janë të definuara prej shumë kohësh, qysh në fund të vitit të kaluar jemi pajtuar në koalicionin VLEN që ato komuna ku veçmë ka kryetar komunash nga koalicioni, të njëjtit, apo partia e njëjtë së paku vazhdon dhe nxjerr kandidatin për zgjedhjet e tetorit. Te komunat e tjera, jemi në konsultimet finale,” theksoi ai.(INA)

Exit mobile version