“Jam në ankth, kam vepruar në afekt, gjendje e rënduar financiare”, zbardhet fjala e Gjestit
Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është lënë në paraburgim për një muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Vendimi vjen pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë në zyrat e kompanisë “Onima”, ku artisti dyshohet për veprat penale të kanosjes, dëmtimit të pasurisë dhe mbajtjes pa leje të armës.
