ShowBiz

Eli Fara reagon pas shpërndarjes së videos intime: “Privatësia dhe dinjiteti nuk humbin për shkak të famës”

    Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje intime, duke e cilësuar situatën si të dhimbshme dhe duke folur për cenimin e privatësisë dhe ndikimin që kjo ngjarje ka pasur edhe te familja e saj.

    Në deklaratën e saj, Fara kritikoi gjykimin ndaj grave në raste kur materiale private shpërndahen pa pëlqim. Ajo theksoi se një grua nuk duhet të mbajë turpin për një veprim të kryer ndaj saj, duke kërkuar që përgjegjësia të kërkohet te personat që filmojnë dhe shpërndajnë materiale private pa autorizim.

    Këngëtarja nënvizoi se fama dhe profesioni i saj nuk ia heqin të drejtën për privatësi dhe dinjitet.

    Në fund, Fara bëri të ditur se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos e shpërndajnë më videon dhe të tregojnë njerëzillëk.