9 persona nga Maqedonia dhe Kosova organizuan gara të jashtëligjshme me qen
Zyrtarët policorë të SPB Manastir arrestuan mbrëmë para mesnate në fshatin Cërnec të Manastirit nëntë persona nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët kishin organizuar gara të paligjshme me qen. Kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal për “keqtrajtim të kafshëve”, përcjell TV21. Sipas të dhënave të policisë, katër nga të arrestuarit janë shtetas të Kosovës
