E pafat Laura Fazliu, mposhtet nga xhudistja sllovene
Gara evropiane në Tbilisi të Gjeorgjisë nuk doli të ishte një për t’u kujtuar për Laura Fazliun. Ajo u mposht nga xhudistja sllovene, Kaja Kajzer, e cila fitoi me Ippon ndaj xhudistes sonë. Në garë janë ende edhe Dardan Cena dhe Akil Gjakova, të cilët do të përballen ndaj Hidayet Heydarovit dhe Benjamin Levyt, përkatësishtt.
