Botë Lajme

Fitorja e demokratëve në SHBA tronditi bursat botërore

Screenshot

    Tregjet e aksioneve në Azi shënuan rënie, ndërsa humbjet më të mëdha u regjistruan te kompanitë e lidhura me inteligjencën artificiale dhe prodhuesit e çipave. Rënia erdhi pas projeksioneve zgjedhore që tregojnë se demokratët kanë fituar shumicën në të dy dhomat e Kongresit amerikan.

    Indeksi MSCI për rajonin Azi-Paqësor, pa përfshirë Japoninë, ra me 0.5 për qind. Indeksi japonez Nikkei humbi deri në 3 për qind, ndërsa ai i Koresë së Jugut Kospi ra me 1.6 për qind.
    Në rënie ishin edhe aksionet e kompanive të mëdha teknologjike. CoreWeave humbi 7 për qind të vlerës, SpaceX rreth 6 për qind, ndërsa Nebius Group dhe Oracle nga 4 për qind.

    Investitorët janë të shqetësuar se fitorja e demokratëve mund të sjellë kufizime për ndërtimin e qendrave të të dhënave, veçanërisht në Teksas, një nga qendrat kryesore të industrisë teknologjike në SHBA.

    Analistët paralajmërojnë se rezultatet zgjedhore mund të ndikojnë edhe në politikat fiskale, shpenzimet e mbrojtjes dhe rregullimin e sektorëve si shëndetësia, bankat dhe kriptovalutat.

    Ndërkohë, dollari amerikan shënoi rënie ndaj valutave kryesore. Euro u forcua me 0.5 për qind, duke arritur në 1.1249 dollarë, ndërsa indeksi i dollarit ra me 0.37 për qind.