Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit për një rikthim të mundshëm të kryetarit të VLEN-it dhe kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në BDI.
Qoku i ka cilësuar këto raportime si “spina, spekulime dhe propagandë”, duke thënë se ato, sipas tij, tregojnë “nervozizmin dhe dëshpërimin politik” të atyre që i përhapin.
“Sa më shumë të shtohen këto lajme për largime, përçarje e rikthime, për zgjedhje të parakohshme, aq më shumë bëhet e qartë dobësimi i tyre dhe se beteja politike po zhvendoset te fabrikimi i perceptimeve, rrenat dhe PR i zi i njohur i BDI-së”, ka shkruar Qoku.
Ai ka deklaruar gjithashtu se VLEN nuk e konsideron BDI-në si kundërshtarin kryesor në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Bërvenicë.
“VLEN hyn në garën për Bërvenicën me Jakup Huseinin, kandidatin e propozuar nga Izet Mexhiti, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 tetorit dhe ka gjasa ta fitojë atë që në raundin e parë”, shkruan Qoku.
Sipas tij, në rast të fitores në Bërvenicë, VLEN do të menaxhonte 11 komuna.
“Sepse Bërvenica VLEN!”, përfundon reagimin deputeti i VLEN-it.
Maqedoni
Qoku: Spinat për rikthimin e Izet Mexhitit në BDI tregojnë dëshpërimin politik
- nga gazetar2
- 26/09/2026
- 1 minute read
- 1 hour ago

