Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar të premten listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Në listë nuk është kapiteni i deritashëm, Amir Rrahmani, që ka vendosur të largohet nga ekipi përfaqësues i pakënaqur me drejtuesit e FFK-së.
Janë ftuar Edon Zhegrova e Milot Rashica.
Ndërkohë ka edhe emra të rinj.
Lojtar i ri i Kosovës është talenti i madh i Bayernit, Erblin Osmani. 17-vjeçari ka luajtur për U16 e U17 të Gjermanisë. Dhe ka vendosur të luajë tash e tutje për Kosovën A.
Dion Kacurri është tjetër emër i ri. 22-vjeçari ka luajtur për Zvicrën U21. Karrierë bënë tek Austria Lustenau në Austri.
Kosova luan me Irlandën më 24 shtator në Prishtinë.
Më 27 shtator “Dardanët” përballen në udhëtim me Austrinë.
Më 1 tetor është ndeshja Izrael – Kosovë, në Debrecen të Hungarisë, ndërsa më 4 tetor, Kosova e pret Austrinë në “Fadil Vokrri”.
Ndeshjet i takojnë Grupit 3 të Ligës B.

