Për herë të parë në historinë e Qendrës për Studime Universitare, një kadet i QSU-së ka nisur studimet semestrale në Universitetin Norwich në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
‘’Për herë të parë në historinë e Qendrës për Studime Universitare (QSU), një kadet i QSU-së po fillon studimet semestrale në Universitetin Norëich, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi. Kjo arritje shënon një moment të rëndësishëm për QSU-në dhe dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për avancimin e edukimit ushtarak dhe akademik të kadetëve.Njëkohësisht, kjo arritje tregon edhe një herë qasjen dhe vizionin e KOMFSK Gjeneral Jashari dhe KOMQSU Major Budeci për avancimin e shkollimit ushtarak, zhvillimin profesional të kadetëve dhe krijimin e mundësive të reja për edukim dhe përvojë akademike ndërkombëtare’’, thuhet në njoftim.
Më tutje thuhet se kjo mundësi është më shumë se një përvojë individuale akademike.

