Me garat e atletikës kanë përfunduar edhe paraqitjet e ekipit të Kosovës në këtë sport në kuadër të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.
Atletja kosovare Gresa Bakraqi garoi në gjysmëmaratonën 21 kilometra, por nuk arriti ta përfundojë garën, pasi sipas KOK, pësoi lëndim gjatë një përplasjeje me një garuese tjetër.
Në disiplinën e hedhjes së gjylës, Muhamet Ramadani u rendit në vendin e 10-të, me rezultat 18.72 metra.
Ndërkohë, Leon Thaqi garoi në disiplinën e 800 metrave, duke e përfunduar garën në vendin e 15-të, me kohë 1:49.80.
Atleti tjetër kosovar, Eris Avdullahu, nuk u paraqit në garë për shkak të lëndimit.
Gjatë kësaj periudhe, Kosova rrëmbeu plot nëntë medalje.

