Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë edhe një takim gjatë ditës së sotme, ku në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e Presidentit të Kosovës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se takimi është planifikuar të nisë në orën 18:00.
Bisedimet mes Kurtit dhe Abdixhikut po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje rreth zgjedhjes së Presidentit.

