Kosovë Lajme

Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në takim gjeneral brigade James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë.

    Takimi u mbajt në Shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City”, raporton IndeksOnline.

    Nga KFOR-i bëjnë me dije se takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, dhe Gjeneral Major Ulutaş riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    Komandanti i KFOR-it gjithashtu përshkroi aktivitetet e vazhdueshme dhe prioritetet kryesore të KFOR-it.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftim.