Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për media pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.
Abdixhiku tha se kriteret për një president të ri janë të qartë dhe se këto janë diskutuar me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti
Ai tha se LDK-ja nuk dëshiron një president të parëndësishëm, por një president i cili ushtron ndikim të fortë në Republikën e Kosovës.
“LDK-ja nuk kërkon asgjë në këmbim”, ka thënë Abdixhiku.

