Kosovë Lajme

Haxhiu fton në takim liderët e partive të martën

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim të përbashkët të martën, në ora 09:00, raportohet në media.

    Sipas thirrjes, takimi synon të kontribuojë në dialogun politik dhe institucional për tejkalimin e situatës aktuale dhe funksionalizimin e institucioneve.