Maqedoni

Dauti: Në Bllatë sekuestrohen mbi 3 mijë gjilpëra dhe pajisje për tatuazhe

    Në pikën kufitare Bllatë është parandaluar një tentativë për kontrabandimin e mbi 3 mijë gjilpërave për tatuazh, si dhe pajisjeve të tjera të destinuara për tatuazhe.

    Sipas njoftimit të publikuar në Facebook nga Mustafa Dauti, zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti transportues, nëpunësit doganorë kanë zbuluar 3 mijë e mbi gjilpëra, 60 paketime me gjithsej 7.2 litra bojë për tatuazhe, si dhe 150 copë pomada dhe mjete ndihmëse për tatuazhe.

    Mallrat dyshohet se drejtuesi i automjetit është përpjekur t’i fuste ilegalisht në vend. Produktet janë sekuestruar nga autoritetet doganore.