Kosovë Lajme

Sveçla shpall “non grata” shefin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Lučić

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se shefi i Telekomit të Serbisë, Vladimir Lučić, është shpallur person i padëshirueshëm në Kosovë.

    Sveçla tha se vendimi është marrë pas deklaratave publike të Lučić, të cilat, sipas tij, cenojnë rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

    Lučić është ndaluar në mënyrë të përhershme të hyjë, qëndrojë apo kalojë transit në territorin e Kosovës.

    Sveçla theksoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.