Botë Lajme

Shtëpia e Bardhë jep detaje për takimin Trump-Netanyahu

    Presidenti amerikan, Donald Trump, priti mbrëmë në një takim homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.

    Takimi u zhvillua prapa dyerve të mbyllura, me mediat që u lejuan në dhomë vetëm për të shkrehur fotografitë zyrtare, raporton IndeksOnline.

    Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, si dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

    Zëdhënëja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se takimet e Trumpit me Netanyahun dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishin “pozitive dhe produktive”.

    Derisa takimi me Zelenskyn u zhvillua përreth luftës Ukrainë-Rusi, Trump dhe Netanyahu adresuan çështje të shumta lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.