Botë Lajme

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

    Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kanë nisur natën e pestë radhazi të sulmeve ndaj Iranit, duke konfirmuar zhvillimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Sipas deklaratës së CENTCOM-it, operacionet ushtarake kanë për synim dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi objektivat e goditura apo dëmet e shkaktuara.

    Përshkallëzimi i sulmeve vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit.

    Në të kaluarën, sulmet amerikane janë pasuar shpesh nga kundërpërgjigje të Iranit, i cili ka goditur objektiva dhe baza ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit Persik.

    Zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe për ndikimin që ai mund të ketë në sigurinë rajonale.

    Ndryshe, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se po vazhdojnë negociatat e paqes mes dyja vendeve.