Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar përmes një statusi publik, duke kërkuar që shteti shqiptar të fokusohet te kërcënimet që, sipas tij, vijnë nga Serbia dhe aktorë të tjerë me qasje armiqësore ndaj shqiptarëve.
Qoku thekson se Shqipëria duhej të dënonte pa hezitim deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunović, të cilat i cilëson si thirrje për spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë. Ai shton se ndaj figurave të tilla duhet të merren masa, përfshirë shpalljen persona non grata ose përfshirjen në lista të zeza.
Në reagimin e tij, Qoku kritikon edhe hartimin e listave ndaluese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për shkak të mbështetjes së një proteste paqësore në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një shpërpjesëtim të dukshëm të prioriteteve shtetërore.

