Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja One Stop Shop mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Iseni theksoi se me këtë hap po realizohet një prej zotimeve të dhëna ndaj qytetarëve, duke vënë në pah se bashkëpunimi mes dy vendeve do të sjellë lehtësime konkrete në kalimin kufitar.
“Po realizohet ajo që kemi premtuar: punojmë për qytetarët. Kufij më të shpejtë, më pak pritje dhe më shumë dinjitet për qytetarët e të dy vendeve”, shkroi Iseni.
Në fund të reagimit të tij, zëvendësministri uroi qytetarët e të dy shteteve për këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare mes Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë.

